Civilët të cilët janë vendosur në kufirin e Idlibit me Turqinë, duke ikur nga sulmet ajrore të regjimit Asad në Siri, po përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira jetësore nëpër tendat e vendosura me mundësitë e veta.
Reshjet e dendura të shiut në kampet në veri të Idlibit, të cilat filluan me ftohjen e motit, po shkaktojnë mbushjen e gropave septike dhe përzierjen e ujit të ndotur me ujin e pijshëm.
Ujërat e zeza të cilat përzihen me ujin e pijshëm po shkaktojnë sëmundjet ngjitëse si kolerën, ethet tifoide, diarrenë, dizenterinë, poliomielitetin, sëmundjet fungale, sëmundjen e zgjebës, hepatitin dhe malarian.
Mjeku Halit Halum nga spitali Dorë për Dore (Hand and Hand) të rajonit Atme ku jetojnë shumica e refugjatëve, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Me ardhjen e dimrit rritet numri i pacientëve. Familjet duhet të kujdesen për pastërtinë e fëmijëve të tyre. Në të kundërtën kjo gjendje mund të shkaktojë sëmundje trashëgimore, madje edhe vdekjen”.
Halum tha se aktualisht kanë raste të infektimit të zorrëve, hepatitit dhe të diarresë tek fëmijët.
“Duam rrjete të kanalizimeve dhe të ujit”
Drejtori i kampit “El Muntasir” të rajonit Atme, Kemal Halil u bëri thirrje organizatave humanitare për ndihmë nëpër këto kampe.
“Ujërat e zeza të cilat përzihen me ujin e pijshëm pas reshjeve, po shndërrohen në sëmundje për ata që jetojnë në këtë kamp. Këto mund të shkaktojnë sëmundje shumë të rrezikshme, të cilat mund të pësojnë me vdekje. Ne nga organizatat humanitare kërkojmë që të na ndërtojnë rrjetet e ujit dhe të kanalizimeve nëpër kampe”, thotë Halil.
Ai thotë se për shkak të rrugëve të paasfaltuara dhe me baltë në rajon ambulancat nuk arrijnë të hyjnë në kampe për t’i marrë të sëmurët. Halil tha se banorët e kampit i mbajnë në shpinë të sëmurët deri në një pikë.
Rreth 500 mijë civilë jetojnë në qytetin me 200 tenda, në kufirin e Sirisë me qytetin Hataj të Turqisë. Një pjesë e madhe e banorëve të këtij qyteti me tenda arrijnë të mbijetojnë me ndihmat humanitare të dërguara nga Turqia.
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...