Siri, Qeveria e Assadit akuzon SHBA-të për masakër

20:47 | 8 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një “masakre brutale” gjatë një sulmi ajror në provincën Deir al-Zour.

Sipas SHBA-ve, sulmet ajrore të kryera gjatë natës kanë vrarë rreth 100 luftëtarë pro-qeveritarë pranë lumit Eufrat, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Jashtme siriane tha se ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara  dënim ndërkombëtarë, ndërkaq SHBA pretendoi të drejtën për vetëmbrojtje, duke thënë se po reagonte ndaj një sulmi që po kryehej kundër aleatëve kurdë dhe arabë.

Sulmi ajror ndodhi në Luginën e Mesme të Eufratit, e cila shërben si vijë e demarkacionit joformal në Sirinë lindore.

Siria e ka përshkruar sulmin si “krim kundër njerëzimit” dhe tha se Shtetet e Bashkuara po mbështesin terrorizmin.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se gjatë sulmit ajrore janë vrarë të paktën 36 civilë, duke e dërguar kështu numrin e të vdekurve në 185./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme