Google ADS

Siri, në sulmet e regjimit në Idlib disa të vdekur

08:38 | 18 Mars 2018
Arbresh.info
Në sulmet ajrore të kryera gjatë javës së fundit ndaj vendbanimeve në rajonet Idlib dhe Hama kanë humbur jetën gjithsej 21 civilë ndërsa 51 të tjerë janë plagosur
 Gjatë sulmit ajror të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit ndaj qarkut Maaretinuman në zonën rurale të qytetit Idlib, i cili ndodhet në kuadër të zonës së deeskalimit humbën jetën 4 civilë ndërsa 6 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haj Yusuf për AA tha se “Avionët luftarakë të regjimit të Asadit, kryen sulm ajror ndaj vendbanimeve civile në qarkun Maaretinuman, i cili ndodhet në jug të zonës rurale të qytetit të Idlibit. Në sulm humbën jetën 4 civilë ku 3 prej tyre gra dhe një fëmijë ndërsa 6 të tjerë janë plagosur”.

Në sulmet ajrore të kryera gjatë javës së fundit ndaj vendbanimeve në rajonet Idlib dhe Hama kanë humbur jetën gjithsej 21 civilë ndërsa 51 të tjerë janë plagosur.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me miratimin e rezolutës më 24 shkurt kërkoi shpalljen e armëpushimit humanitar në Siri, fillimisht në Gutën Lindore. Ndonëse u kërkua që armëpushimi të fillojë të implementohet pa vonesë, atëherë nuk u saktësua se si ai të fillojë.

Rusia më 27 shkurt njoftoi se do të ketë pushim humanitar çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 dhe se atë regjimi do ta mbështesë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme