Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 231 civilë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve, sulmeve dhe torturave në Siri muajin e kaluar, shumica prej të cilëve nga sulmet e koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar në lidhje me vrasjet në Siri në muajin nëntor, SNHR bëri të ditur se nga 231 civilët e vrarë nga palët ndërluftuese në Siri, ku 89 janë fëmijë dhe 31 gra.
Sipas raportit, 79 civilë, përfshirë 42 fëmijë dhe 17 gra kanë pësuar nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-të.
Ndërsa 72 civilë, prej të cilëve 22 fëmijë dhe 6 gra, janë vrarë nga regjimi i Bashar al Asadit, 11 civilë përfshirë 3 fëmijë nga organizata terroriste YPG/PKK.
Në raport më tej është bërë e ditur se organizata terroriste DEASH ka vrarë 19 civilë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 4 gra, Hejet Tahrir Sham 1 civil.
Ndërkohë 47 civilë, përfshirë 13 fëmijë dhe 4 gra janë vrarë nga palët e paidentifikuara.
– Në 11 muaj janë vrarë 6.626 civilë
SNHR po ashtu njoftoi se 6.626 civilë kanë humbur jetën në periudhën janar-nëntor të këtij viti, prej të cilëve 4.628 janë vrarë nga ana e regjimit të Asadit apo Rusisë.
Sipas SNHR-së, në muajin janar, në Siri kanë humbur jetën 774 civilë, në shkurt 1.389, në mars 1.241, në prill 408, në maj 354, në qershor 593, në korrik 886, në gusht 391, në shtator 192, në tetor 167, ndërsa në nëntor 231 civilë.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...