Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Siri.
Përplasjet midis luftëtarëve turq dhe kurdë lejuan rreth 785 individë të mbështetur nga “Shteti Islamik” të largoheshin nga një kamp i mbrojtur, transmeton portali arbresh.info
Në një bisedë telefonik me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Merkel ka kërkuar që t’i jepet fund operacionit ushtarak, ndërsa ka shtuar se ofensiva turke ‘kërcënon të zhvendosë pjesën më të madhe të popullatës, të destabilizojë rajonin dhe të rikthejë grupin terrorist të Shtetit Islamik”.
Gjermania ka lëshuar një embargo armësh kundër Turqisë, megjithatë reagimi i Ankarasë ka qenë se “ky vendim thjesht do të na forcojë”.
Vendimi i presidentit Donald Trump javën e kaluar për t’u tërhequr nga rajoni është kritikuar si nga demokratët amerikanë, ashtu edhe nga republikanët dhe aleatët ndërkombëtarë. Kur ai njoftoi qëllimin e tij për t’u larguar nga Siria përgjithësisht vitin e kaluar, ish Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dha dorëheqjen në shenjë proteste.
Rreth 100 mijë njerëz janë shpërngulur nga veriu i Sirisë për shkak të ofensivës turke./arbresh.info/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...