Në sulmin ajror të ndërmarrë ndaj spitalit që ndodhet në fshatin Abidin në pjesën periferike jugore të qytetit Idlib në Siri zonë e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve humbën jetën 4 civilë ndërsa spitali ka dalë jashtë përdorimit.
Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së përkohshme në Siri Ferras Xhundi në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ndaj spitalit që ndodhet në fshatin Abidin në pjesën periferike jugore të qytetit Idlib në orët e pasdites është kryer një sulm ajror nga avionët luftarakë. Si pasojë e sulmit spitali ka dalë plotësisht jashtë përdorimit”.
Ai tha se jetën e kanë humbur 4 civilë të cilët trajtoheshin në spital ndërsa shumë pacientë tjerë dhe punonjës të spitalit janë plagosur.
Ndër të tjera Xhundi ka vënë në dukje se të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet e improvizuara të tendave.
Gjithashtu edhe ekipet e Mbrojtjes Civile në një deklaratë në median sociale në lidhje me sulmin kanë bërë të ditur se në sulm janë plagosur edhe ekipet punonjëse të shëndetësisë në spital.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...