Ndihma ka arritur te civilët e bllokuar në Ghoutan Lindore – një zonë e rrethuar nga forcat pro-qeveritare siriane në periferi të Damaskut – për herë të parë në më shumë se një vit.
Kombet e Bashkuara thanë se ndihmat janë lejuar për 40,000 njerëzit e uritur në qytetet Kafr Batna dhe Sakba.
“Më shumë ndihma janë planifikuar në ditët në vijim”, tha Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare.
Të premten e kaluar, shefi për të drejta të njeriut i OKB-së, Zeid Raad Al Hussein, ka thënë se gjendja e civilëve që jetojnë atje mund të përbëjë krim lufte.
Ajencia për Fëmijë e OKB-së (UNICEF) ka thënë se 232 fëmijë në Ghoutan Lindore vuajnë nga kequshqyerja e rëndë dhe se dy foshnje kanë vdekur muajin e kaluar.
Dikur zonë pjellore bujqësore, Ghouta Lindore është në krizë humanitare, pasi forcat qeveritare kanë forcuar rrethimin e saj, duke i mbyllur tunelet që janë shfrytëzuar nga opozita për të kontrabanduar ushqime.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...