Ushtria turke ka njoftuar se një ushtar ka humbur jetën gjatë operacionit ndërkufitar në një enklavë kurde në Sirinë veriore.
Në deklaratën e lëshuar nga ushtria thuhet se ushtari “heroik” është vrarë në pëlreshje me militantët sirianë kurdë dhe me militantët e Shtetit Islamik pranë provincës kufitare të Kilis të Turqisë, transmeton portali arbresh.info
Ushtari i paidentifikuar është i pari që është vrarë gjatë operacionit “Dega e Ullirit”.
Operacioni ushtarak me forcat opozitare siriane të mbështetura nga Turqia synon të pastrojë Afrin nga militantët sirianë kurdë.
Operacioni ushtarak me forcat opozitare siriane të mbështetura nga Turqia synon të pastrojë Afrin nga militantët sirianë kurdë. Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, ose YPG, një organizatë terroriste dhe një zgjatje e kryengritjes kurde brenda kufijve të saj.
Më shumë se 70 ushtarë turq u vranë në operacionin ndërkufitar të Turqisë në 2016 në Siri./arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...