Pothuajse nëntë vite luftë civile në Siri kanë lënë më shumë se 380 mijë njerëz të vdekur, duke përfshirë 115 mijë civilë, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Sipas monitoruesit me bazë në Britani në Madhe, në numrin e të vrarëve janë rreth 22,000 fëmijë dhe më shumë se 13,000 gra, transmeton portal arbresh.info
Lufta civile në Siri filloi pas protestave antiqeveritare në qytetin jugor Daraa me 15 mars 2011.
Demonstratat u përhapën në të gjithë Sirinë dhe u shtypën brutalisht nga regjimi, duke shkaktuar një konflikt të armatosur shumë frontesh që ka tërhequr rebelët dhe fuqitë e huaja.
Gjatë konfliktit janë shpërngulur rreth 130 milionë sirianë, ndërsa lufta ka shkaktuar dëm në vlerë prej miliarda dollarësh.
Lufta ka marrë gjithashtu jetën e më shumë se 69,000 rebelëve të opozitës dhe luftëtarëve të udhëhequr nga kurdët.
Gjatë luftës vrarë më shumë se 67,000 militantë, kryesisht nga ISIS dhe Hayat Tahrir Al-Sham (HTS), një grup i dominuar nga ish-bashkëpunëtori i Sirisë Al-Kaeda.
Më mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Bashar al-Assad ka marrë në kontroll pothujase dy të tretat e vendit, të cilat për një kohë ishin në udhëheqje të militantëve të ISIS-it.
Kjo vjen pas një serie fitoresh kundër luftëtarëve dhe rebelëve që nga viti 2015, por edhe forcat e tij duke u vendosur në pjesë të verilindjes së vendit nën një marrëveshje për të ndaluar një operacion ndërkufitar turk vitin e kaluar.
Megjithatë, disa pjesë të vendit mbeten përtej arritjes së qeverisë së Damaskut.
Konflikti i Sirisë vlerësohet se e ka rikthyer ekonominë e tij tre dekada pas, duke shkatërruar infrastrukturën dhe paralizuar prodhimin e energjisë dhe naftës./arbresh.info/
Punëtorët e ‘Pastrimi’ thirrje për kryetarin Ram...
E krahasuan me Mourinho, Guadrdola: Unë kam gjashtë tituj, ...
Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Po punohet me ritme t...
Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?
Mbrojtësi i viktimave do t’i thërrasë dëshmitarët e vet pasi...
Certifikimi i subjekteve politike dhe dorëzimi i listës së k...