Siri, 53 të vdekur nga sulmet ajrore

23:05 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 53 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi ajror në Siri.

Sulmi ka lënë të mbijetuarit duke gërrmuar deri vonë nëpër gërmadha me shpresën se do të gjenin të gjallë ndonjë nga banorët, transmeton portali arbresh.info

Tre sulmet ajrore kanë ndodhur në një treg në Atareb, fshat afër Aleppos, i cili ka shënuar një rritje të madhe të banorëve që nga ardhja e refugjatëve pas betejave të shumta në Aleppo.

Sipas agjencisë së lajmeve Thiqa, sulmet ajrore kanë ndarë përgjysmë trupat e njerëzve.

Një stacion policor që ndodhet afër tregut është goditur gjithashtu, raporton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme