Sirenat ndezur në nderim të policëve italianë

12:12 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Policia e Shtetit në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme organizoi një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë. Ambasadori Alberto Cutillo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.

Dy agjentë policie humbën jetën të premten në Trieste. Ata u vranë brenda komisariatit, ndërsa autori i ngjarjes është një 29-vjeçar dominikan./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme