Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse mëngjesin e së mërkurës, ndërsa autoritetet ukrainase u kërkuan qytetarëve të strehohen.
“Rrezik për sulme raketore nëpër territorin e Ukrainës! [Avionët rusë] MiG-31Ks po ngrihen nga fushajrore Savasleika [në rajonin rus Nizhny Novgorod]”, paralajmëruan Forcat Ajrore të Ukrainës në rrjetin social Telegram.
Ato u bënë thirrje ukrainase të mos i shpërfillin paralajmërimet për sulme të mundshme ajrore.
Prej fillimit të këtij viti, Rusia ka kryer sulme të mëdha dhe vazhdueshme ajrore nëpër rajonet e Ukrainës.
Vetëm më 8 janar, ajo i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike.
Më 9 janar, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare tha se më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme – do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, sepse lufta pushtuese e Rusisë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim.
Gjendja e tanishme humanitare ka shumë mundësi të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse rriten sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturave të tjera të rëndësishme, sipas saj./rel/
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...