Një shpërblim prej 1,000,000 dollarë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin iu ofrua oficerëve ushtarakë nga sipërmarrësi rus Alex Konanykhin në një postim që ai publikoi në mediat sociale këtë javë, ndërsa Rusia vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë.
“Unë premtoj t’i paguaj 1.000.000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare,” shkroi Konanykhin në LinkedIn dhe në Facebook.
“Putini nuk është presidenti rus pasi ai erdhi në pushtet si rezultat i një operacioni special të hedhjes në erë të ndërtesave të banimit në Rusi, më pas shkeli Kushtetutën duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij” – ka shtuar ai, përcjell arbresh.info.
“Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e shoh si detyrën time morale të lehtësoj denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj të ndihmoj Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të Ordës së Putinit,” shtoi biznesmeni. Orda është fjala ruse për “hordhi”, një bandë grabitqare, grabitëse.
Postimi shoqërohej me një imazh me një foto të Putinit dhe fjalët “Kërkuar: I vdekur apo i gjallë. Vladimir Putin për vrasje masive”.
Ndërsa pas një kohë, sipërmarrësi ka vendosur ta fshijë postimin, por ende nuk është bërë e ditur arsyeja se përse ka vendosur ta fshij atë nga profili i tij në Facebook. / arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...