Sipas zyrtarë të lartë amerikanë në Pentagon, forcat ruse kanë ngecur në shumë rajone të Ukrainë.
Sipas tyre nuk ka pasur ndonjë ndryshim sa i përket situatës në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv apo Kharkiv.
“Nuk është bërë progres drejt avancimit në Kiev, ata progres nuk kanë bërë askund në veri”, kanë shtuar zyrtarët amerikanë.
Në Mariupol, forcat ruse po vazhdojnë të përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk kanë mundur ta marrin kontrollin e këtij qyteti.
Ndryshime nuk ka pasur as në hapësirën ajrore, ku forcat ruse po pësojnë humbje çdo ditë, qoftë në aeroplan apo helikopterë luftarakë.
Pentagoni ka njoftuar se forcat ruse kanë shkrepur më shumë se 1.370 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...