Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues paralajmëroi se Evropa mund të përballet me kërcënime në rritje nga Rusia brenda fundit të dekadës.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, Pistorius e vuri theksin tek nevoja urgjente që vendet e BE-së të përforcojnë industritë mbrojtëse përballë sfidave të ardhshme, sidomos kur qarkullojnë zëra për reduktimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në kontinent.
Ministri vuri në dukje tonet serioze në kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin. “Kërcënimet e tij kundër shteteve baltike, Gjeorgjisë dhe Moldavisë duhen marrë seriozisht. Ato nuk janë thjesht një shaka. Ne mund të përballemi me rreziqe nga fundi i kësaj dekade”, deklaroi Pistorius.
Me ndryshimet gjeopolitike që po evoluojnë, ai kërkoi që vendet evropiane të përshtaten me shpejtësi. Ai u bëri thirrje shteteve që të përmbushin reformat sa i takon forcave të armatosura, industrisë ushtarake dhe vetë shoqërisë, duke nënvizuar se koha optimale është në 8 vitet e ardhshme.
Vetë Gjermania ka intensifikuar përpjekjet për ringritjen e trupave ushtarake, duke lëvruar 100 miliardë euro që pas pushtimit rus të Ukrainës.
Pistorius, që e mori postin e ministrit të Mbrojtjes më herët gjatë vitit, ka hasur në kritika në Gjermani për shkak të kulturës pacifiste të vendit, që pas Luftës së Dytë Botërore.
Në përpjekje për të përforcuar bashkëpunimin evropian në fushën e mbrojtjes, ai i mëshoi idesë së shtimit të një përbërësi në të ashtuquajturin Trekëndëshi i Vajmarit, një forum informal ku bëjnë pjesë Gjermania, Polonia dhe Franca./Euronews.al/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit