Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se shteti i tij do të luftojë virusin të paktën deri nga mesi i vitit të ardhshëm, pasi që rastet kanë kaluar mbi një milion.
Të premten, Franca regjistroi më shumë se 40 mijë raste të reja dhe 298 vdekje, transmeton portali arbresh.info
Tjerat shtete si Rusia, Polonia, Italia dhe Zvicra gjithashtu regjistruan shifra të larta.
Organizata Botërore e Shëndetit tha se rritja e rasteve në Evropë ishte një moment kritik në luftën kundër virusit.
Ata kanë bërë thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore.
Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti tani ka parë një total prej 7.8 milion rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.
“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme,” u tha gazetarëve shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Globalisht ka pasur më shumë se 42 milionë raste dhe 1.1 milion vdekje./arbresh.info/
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...