Google ADS

Sipas Johnson, Britania nuk është aspak vend racist

17:27 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Boris Johnson nuk do të pajtohej që Britania është një vend racist por pranon se ka akoma më shumë për të bërë për të luftuar rastet e diskriminimit dhe racizmit, tha zëdhënësi i tij.

“Kryeministri nuk dyshon se në Britani vazhdon të ketë diskriminime dhe racizëm por nuk pajtohet aspak se është një vend racist. Ne kemi bërë proces në këtë cështje por duhet akoma përkushtim,” tha zëdhënësi i tij për media.

“Kryeministri është i përkushtuar në vazhdimin e largimit të racizmit dhe diskriminimit.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme