Singapori ka konfirmuat një rast me hepatit akut tek një foshnje 10 mujashme dhe po heton për të parë nëse ka paraqitje të ngjajshme me rastet tjera të sëmundjes që janë shfaqur në botë.
Hepatiti akut është sëmundje e inflamacionit të mëlçisë dhe së fundmi janë raportuar mbi 100 raste të kësaj sëmundje te fëmijët në SHBA dhe Europë, ndërsa sipas OBSH-së një fëmijë ka ndërruar jetë për shkak të kësaj sëmundje, shkruan Bloomberg, transmeton portali arbresh.info
Testimi laboratorik ka përcaktuar se rasti është negativ për viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin – viruset e tipit A, B, C dhe E – tha Ministria e Shëndetësisë e shtetit të qytetit në një deklaratë të dërguar me email. Foshnja ka një histori të mëparshme të Covid-19 në dhjetor, megjithëse nuk ka asnjë provë aktuale që hepatiti akut është i lidhur me koronavirusin.
Ende nuk dihet shkaku i sëmundjes, ndërsa shumë studiues po studiojnë një familje patogjenësh, të quajtur adenoviruse, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh duke përfshirë ftohjen e zakonshme.
Japonia gjithashtu ka thënë se ka gjetur disa raste të mundshme këtë javë.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë hedhur dyshime për Covid-19 si një shkaktar të mundshëm të rasteve të rënda të hepatitit, ndërsa i shtojnë peshë mundësinë që ato të shkaktohen nga virusi më i zakonshëm i lidhur me sëmundjet e stomakut./arbresh.info/
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë