Singapori do ta miratojë nesër ligjin kundër lajmeve të rreme. Grupet e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave kanë paralajmëruar se ky ligj mund të përdoret për shtypjen e lirisë së shprehjes, ndërsa politikanët e opozitës kanë thënë se ai i jep tepër pushtet qeverisë.
Ligji kundër lajmeve të rreme ishte miratuar më parë gjatë këtij viti pas një diskutimi public. Ai do të hyjë në fuqi të mërkurën, sipas njoftimit të dhënë nga qeveria.
Sipas ligjit të ri, mediet e internetit dhe rrjetet sociale si “Facebook” dhe Twitter” janë të detyruara të bëjnë përmirësime ose t’i largojnë lajmet të cilat nga qeveria cilësohen si të rreme.
Individët që shpallen fajtorë për shpërndarjen e qëllimshme të lajmeve të rreme, të cilat janë të dëmshme për interesin e publikut, mund të dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Mediet që nuk e respektojnë këtë ligj mund të gjobiten maksimalisht me 730 mijë dollarë.
Partia “Veprimi i Popullit”, e cila është në pushtet nga shpallja e pavarësisë para më shumë se gjysmë shekulli, ka thënë se vendi është shumë i ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme për shkak të rolit të tij si qendër financiare globale, popullsisë së përzier etnike e fetare dhe qasjen e madhe në internet.
Zyrtarët e lartë të kësaj partie i kanë mohuar akuzat e opozitës së ligji kundër lajmeve të rreme mund të përdoret për përfitime politike nga pushteti, shkruan “Reuters”, /Express.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...