Ndryshimi i propozuar për të reduktuar numrin minimal të pilotëve në kabinë nga dy në një në fluturimet komerciale në BE shkaktoi një reagim të ashpër nga shoqata më e madhe e pilotëve në botë, të cilët besojnë se miratimi i këtyre ndryshimeve do të rrezikonte sigurinë të çdo fluturimi.
Aktualisht, shumë fluturime në distanca të gjata kanë tre pilotë, dy prej të cilëve janë në kabinë gjatë gjithë kohës, ndërsa njëri pushon, raportoi Guardian.
Me ndryshimet, njëri pilot do të ishte në kabinë, ndërsa tjetri do të pushonte, sindikata, e cila mbledh rreth 78 mijë
pilotë, kryesisht nga Kanadaja dhe Amerika, paralajmëroi se këto ndryshime do të kërcënonin sigurinë e ofruar nga fakti se janë dy pilotët në kabinë gjatë gjithë kohës.
Shoqata akuzoi prodhuesit e avionëve “Airbus” dhe “Dasso” se propozuan këtë ndryshim, “duke vënë fitimin para sigurisë“. Agjencia e BE-së për sigurinë e aviacionit, EASA, tha se megjithëse propozimi po shqyrtohet, asgjë nuk është miratuar ende.
EASA deklaroi se ndryshimi do të ndodhë vetëm nëse vërtetohet se është po aq e sigurt të kesh një pilot në kabinë, siç është rasti me dy./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?