A e keni ditur se këto janë simptomat më të zakonshme të variantit britanik të COVID-19?
Kollitjet, dhimbjet e fytit dhe lodhja janë tre simptomat e zakonshme tek njerëzit që rezultojnë pozitivë me variantin e ri të coronavirusit, por humbja e erës ose e shijes është simptomë më pak e mundshme, sipas studimit të ri, shkruan “The Guardian” transmeton portali arbresh.info
Varianti i ri i coronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përhap në të gjithë botën duket se i bën më të zakonshme simptomat e njohura të COVID-19.
Një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se njerëzit raportuan më shumti simptomat sikurse kollitje, dhimbje të fytit, lodhje dhe dhimbje muskulore kur u infektuan me variantin e ri se sa simptomat e vjetra gjatë valës së parë.
Ndryshimi i simptomave mund të nxitet nga varianti që është më infektues dhe që përhapet më shpejt në trup ndryshe nga variantet e vjetra, megjithëse ndikimi i plotë i shumë mutacione në variantin e ri mbetet ende i panjohur.
Kujtojmë se, varianti i quajtur B117, u zbulua për herë të parë në Kent në muajin shtator dhe që prej asaj kohe është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin dhekudo nëpër botë. /arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...