Simboli i rezistencës në Iran, gruaja që hoqi hixhabin gjatë protestës

23:37 | 3 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një grua në Iran, që hoqi hixhabin në mes të protestës është kthyer në simbol të rezistencës.

Përkundër kodit të veshjes, ajo ka sfiduar autoritetet iraniane në vendin i cili për 40 vite ka detyruar gratë që të bartnin shami në kokë, transmeton portali arbresh.info

Mediat e huaja e kanë vlerësuar gruan si “heroinë të vërtetë” dhe kanë theksuar se guximi i saj është për t’u admiruar.

Policia në Teheran gjatë javës së kaluar ka theksuar se nuk do të arrestojë gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Tasnim ka raportuar se të gjithë ata që shkelin kodin e veshjes do të arrestohen dhe se do të merren masa ligjore kundër tyre.

Protestat anti-qeveritare në Iran filluan më 28 dhjetor në disa qytete të mëdha të vendit. Deri me tani është raportuar për 22 të vdekur gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme