Një muri i qelqtë antiplumb, me lartësi 2.5 metra do të rrethojë së shpejti kullën “Eifel” në Paris.
Kulla 324 metra e lartë, e cila josh rreth 7 milionë vizitorë, mbrohet aktualisht nga një gardh metalik i ngritur përkohësisht rreth bazës së saj gjatë Kampionatit Europian të Futbollit në vitin 2016.
Puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë javës, siç bëri të ditur zyra e kryebashkiakes Anne Hidalgo. “Le Parisin” pretendon se kostot e projektit do të jenë rreth 20 milionë euro. Megjithatë disa turistë nuk janë të bindur se masa e re e sigurisë do të ndalë agresorët e vendosur.
“Nëse dikush është i vendosur, ai do ta bëjë atë që ka ndërmend, cilado të jenë kushtet. Kështu nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë”, tha Loire Valley.
Monumenti ikone në Paris bëhet shpesh shënjestër e alarmeve të sigurisë. Më herët gjatë muajit, një person u arrestua pranë kullës pas ngritjes së një alarmi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi