Google ADS

“Siguria e zgjedhjeve në Turqi është e garantuar”

12:44 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor në Turqi, Sadi Güven, ka garantuar sigurinë e zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë pretendimet për “elektorat të rremë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin Ankara, Güven u tha gazetarëve se janë ndërmarrë “të gjitha masat për sigurinë zgjedhore”.

“Zgjedhjet janë të siguruara, nuk ka elektorate të dyfishta, as elektorate të rreme dhe nuk ka pretendim për përdorim të fletëvotimeve të rreme zgjedhore. Meqenëse këto janë inekzistente, është e gabuar të niset diskutimi mbi sigurinë zgjedhore para fillimit të zgjedhjeve”, tha ai.

Duke theksuar se përgjegjësia më e madhe në lidhje me zgjedhjet është në partitë politike, Güven tha se, “Ata duhet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre, anëtarët dhe vëzhguesit e tyre në të gjitha kutitë e votimit”.

Më 20 mars, Parlamenti i Turqisë miratoi një projekt-ligj për zgjedhje të parakohshme më 24 qershor të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme