Sierra Leone, ndalohen 23 anëtarë të partisë opozitare

09:57 | 9 Gusht 2019
Arbresh.info

Një gjykatë e Sierra Leone sot shpalli kohën e burgut për 23 anëtarët e partisë opozitare përpara përsëritjes së zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Kongresit të Gjithë Popullit (APC) u arrestuan pas një përleshje muajin e kaluar me mbështetësit e Partisë së Popullit në pushtet në (SLPP) në fshatin Hamilton të Sierra Leones, në periferi të kryeqytetit Freetown.

Anëtarët e partisë opozitare u akuzuan për prona të dëmtuara në vlerë prej 50,000 dollarë të cilat i përkisnin anëtarit të SLPP-së, Josephine Jackson.

Jackson është kandidati i partisë në pushtet për zgjedhje të mëtutjeshme në fshat të planifikuar për 24 gusht.

Vitin e kaluar, anëtari i APC Kadie Davies fitoi zgjedhjet, por u anuluan në maj të këtij viti pas ankesave për mashtrim dhe parregullsi.

Dhjetë deputetë tjerë të partisë opozitare gjithashtu humbën vendet e tyre dhe u zëvendësuan nga kandidatët e SLPP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme