Sicilia goditet sërish nga tornado, vdes një person

14:33 | 17 Nëntor 2021
A. B.

Stuhitë kanë goditur sërish Sicilinë.

Si pasojë e kësaj stuhie një person ka humbur jetën në mëngjes në komunën Modika në jug të Italisë, që gjithashtu u godit nga tornado, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Reshjet e mëdha të shiut të rrëmbyeshëm janë shkaktuar dëme në shumë prona, e uji mbuloi rrugët duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht shkollat.

Kjo është hera e dytë që brenda një muaji moti i ligë godet Italinë, e burri rreth 50-ve humbi jetën nga tornadoja që e goditi në afërsi të shtëpisë në qytetin Raguza.

Sicilia në gusht të këtij viti regjistroi temperaturat më të larta që ndonjëherë janë regjistruar në Evropë – 48,8 gradë celsius. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme