Një numër i madh zjarresh janë shfaqur në Siberinë Lindore, duke djegur qindra shtëpi dhe të paktën 10 të vdekur, njoftuan autoritetet lokale.
Në afërsi të Krasnoyarsk, më shumë se 450 shtëpi u shkatërruan dhe të paktën pesë njerëz humbën jetën, thanë autoritetet lokale, transmeton portal arbresh.info
Të paktën 17 persona u plagosën, dhjetë prej të cilëve u dërguan në spital. Në zonë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Tre kufoma janë gjetur në një shtëpi në zonën e Kemerovës, ndërsa hetimi penal është duke u zhvilluar. Në afërsi të Omsk, dy persona u vranë dhe tetë u plagosën.
Guvernatori i asaj zone, Aleksandar Us, ka lëshuar një deklaratë pasdite, duke thënë se zjarret janë shkaktuar nga era, e cila në disa vende fryn me shpejtësi deri në 40 metra në sekondë.
Era rrëzoi “pemë dhe shtylla elektrike”, duke shkaktuar “zjarre në disa vende në të njëjtën kohë në rajonin e Krasnoyarsk”.
Instituti Meteorologjik Roshidromet paralajmëron se era do të vazhdojë të fryjë nesër me shpejtësi 20 deri në 25 m/s dhe në zonat malore 30 m/s. Por rreziku i zjarrit do të ulet gradualisht për shkak të të ftohtit”, tha drejtori Roman Vilfand për AFP.
“Zjarret si ky janë një gjë e rrallë në maj. Por ka kohë që nuk ka reshje dhe po fryn një erë e fortë”, shtoi ai, duke theksuar se shkaku i zjarrit është pakujdesia njerëzore.
Zjarret e paprecedentë kanë shkatërruar Siberinë vitet e fundit.
Për shkak të zjarrit në Siberinë lindore në vitin 2021, 16 milionë tonë karbon u lëshuan në atmosferë, që është sasia e katërt më e madhe që nga fillimi i matjeve në 2003, sipas raportit vjetor për klimën europiane./arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...