Tajga dhe tundra siberiane po përballet me zjarre masive. Deri më tani autoritetet ruse njoftojnë për një sipërfaqe prej 4.2 milion hektarësh që ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarrfikësit bëjnë thirrje për më shumë pajsje dhe krahë pune që të vënë nën kontroll zjarret.
Rreth 4.2 milion hektarë pyje në Siberi janë nën pushtetin e zjarrit. Me mijëra zjarrfikës, banorë vendas dhe forca ushtarake janë mobilizuar për të shuar dhe vënë nën kontroll flakët.
Tymi i flakëve të tajgës siberiane ka mbërritur deri në Polin e Veriut. Tymi është aq i dendur sa mediet ruse shkruajnë se herë pas here në rajonin e Yakutskut mbyllet aeroporti dhe tragetet nuk mund të kalojnë në lumin Lena.
Nën qiellin që ka marrë ngjyrë të verdhë prej flakëve masive dhe tymit të shumtë, zjarrfikësit rusë kërkojnë ndihmë dhe më shumë pajsje për të fikur zjarret.
Shkencëtarët kanë nxjerrë në pah paradoksin e ngrohjes globale, ndërsa thonë se Yakutia që sot është nën pushtetin e flakëve, është rajoni më i ftohtë i banuar në botë.
Aysen Nikolaev, guvernatori i Yakutia, ka thënë se ndryshimi i klimës ishte “padyshim” arsyeja më e rëndësishme për zjarret aktuale. Ai vuri në dukje faktin se qershori ishte më i nxehti ndonjëherë, me temperatura prej më shumë se 20 gradë Celsius në vend të 15 gradëve të zakonshme dhe reshjeve të shumta që bien atje.
Taiga dhe tundra pyjore në Yakutia së bashku përbëjnë një të pestën e pyllit rus. Ato mbulojnë 256 milion hektarë, një zonë shtatë herë më e madhe se Gjermania. Kjo e bën rajonin një nga zonat më të mëdha të çlirimit të Oksigjenit.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...