Google ADS

Si u vu Angela Merkel në siklet, e konsideruan si bashkëshorten e Macron

18:56 | 13 Nëntor 2018
Arbresh Info

Ky është momenti i sikletshëm për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila është ngatërruar me bashkëshorten e presidentit francez Emmanuel Macron nga një grua 101-vjeçare.

Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimit të Luftës së Parë Botërore.

Takimi i mrekullueshëm është kapur në video ndërsa kancelarja Merkel po takonte pensionistët gjatë ngjarjeve të Ditës së Armëpushimit.

Në video, gruaja shihet duke lavdëruar Macron pasi i shtrëngoi duart. Dhe më pas i drejtohet Merkel: “Ju jeni zonja Macron?”.

Me një vështrim habie në fytyrën e saj, Merkel përpiqet të shpjegojë: “Jo, unë jam Kancelarja e Gjermanisë.”

Përkundër përpjekjes për t’i treguar asaj disa herë në frëngjisht se është kancelarja gjermane, gruaja nuk arrinte ta dëgjonte atë.

Gruaja dëgjohet duke përsëritur: “Është fantastike.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme