Kjo është mënyra se si lordi famëkeq i drogës El Chapo u përpoq të kontrabandonte kokainë me vlerë 100 milionë dollarë në Australi, duke përdorur trangujt dhe bananet.
Joaquin Guzman është duke u mbajtur pas hekurave në Nju Jork, ku edhe po gjykohet për drejtimin e operacionit më të madh të trafikimit të drogës në botë, transmeton portali arbresh.info
Në një përpjekje për të zgjeruar kartelin e tij të drogës në Australi, El Chapo kishte marrë me qira depot e frutave.
Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA) në Amerikë kreu një bastisje në shtëpinë e tij në Sinaloa, ku edhe u tronditën që gjetën mijëra tranguj të rremë dhe banane.
Gazetari i medias australiane zbuloi kartelin e drogës në Sinaloa, e cila edhe rënditet një nga vendet më të rrezikshme nga SHBA-të, madje më e rrezikshme se Siria dhe Afganistani.
Sipas medias australiane, droga kishte vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe paketohej nëpër banane dhe tranguj.
I njohur si personi më i rrezikshëm në botë, El Chapo kishte lidhje të forta me Pablo Escobar.
Besohet se është pikërisht Escobar ai që e ndihmoi El Chapon të merrej me këtë biznes.
Pavarësisht që konsiderohet si i tillë, kushërirat e tij e quajnë atë “hero”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...