Një biografi e re e presidentit francez Emmanuel Macron ka zbuluar detaje rreth prindërve të tij, kur zbuluan se djali i tyre 16 vjeçar ishte në një marrëdhënie me mësuesen e tij të martuar.
Shkrimtarja Anne Fulda, e cila shkroi librin “Emmanuel Macron: A Perfect Young Man”, kishte biseduar me prindërit e politikanit në lidhje me çështjen skandaloze, transmeton portali arbresh.info.
Prindërit kishin besuar se djali i tyre ishte në një marrëdhnie me vajzën e mësueses së tij, Laurence, por më pas, përmes një miku familjar ata e kuptuan të vërtetën.
Të shokuar nga kjo aferë, ata vendosën që Macronin ta largonin nga shkolla.
“Ne thjeshtë nuk mund ta besonim. Ajo që është e qartë është se kur Emmanuel u takua me Brigitte, ne nuk mund të thonim se ishte një gjë e mirë”, ka thënë nëna e tij, Francoise Nogues-Macron.
“Por ajo që ka rëndësi është marrëdhnia me Brigitte nuk ka sjellë probleme”, ka shtuar ajo.
Në anën tjetër, babai i Macron, Jean-Michel Macron, ka theksuar se ‘vetëm sa nuk ka rënë nga karriga’ kur e ka kuptuar marrëdhënien e djalit të tij.
“Sigurisht që nuk u pajtuam në fillim”, ka thënë ai.
Prindërit e tronditur ishin takuar me Brigitt Trogneux dhe kishin kërkuar nga ajo që mos të takohej me djalin e tyre, por ajo ‘nuk kishte premtuar asgjë’.
Por si për çudi, ishin gjyshërit e Macron, prindërit e nënës së tij, që e kishin kuptuar dhe përqafuar këtë lloj marrëdhnies.
Çifti përfundimisht u martua në vitin 2007 kur ishte ai ishte 29 vjeç dhe ajo 54 vjeç.
Duke u bërë njerku më rinor për tre fëmijët e Brigitte, në dasëm Macron para dasmorëve kishte thënë: Faleminderit që pranuat një çift jo shumë normal./Arbresh.info
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...