Shtetasit e Bashkimit Europian, të cilët përdorin pudrën “Talk” për fëmijët, po kontribuojnë pa e ditur për pasurimin e Shtetit Islamik.
Sipas grupit të aktivisteve “Global Witness”, luftëtarët e ISIS në Afganistan po fitojnë qindra mijëra dollarë në vit, nga tregtimi i paligjshëm i “Talk”-ut, shumica e të cilit përfundon në Shtetet e Bashkuara dhe BE.
Gati 500 mijë tonë “Talk” i përdorur në produkte që variojnë nga pikturat tek pudra për bebet u eksportuan nga Afganistani në një vit, deri në muajin mars, sipas të dhënave të Ministrisë së Minierave afgane të cituara në raportin e grupit.
Gati e gjithë sasia shkoi fillimisht në Pakistan nga ku më pas u rieksportua në SHBA dhe BE. Shfrytëzimi i paligjshëm i minierave për gurë të çmuar dhe mineraleve të gjetura në miniera, është një burim i madh të ardhurash për ekstremistet talebanë dhe sipas raportit Shteti Islamik po lufton për kontrollin e minierave në Nangarhar.
Në kufi me Pakistanin, rajoni njihet për depozitat e mëdha të “Talk”-ut e gjithashtu të mineraleve të tjera si kromiti dhe mermeri. Aktivistet citojnë një komandant të lartë ushtarak të ISIS të thotë se beteja për kontrollin e aseteve minerare në Nangarhar ishte tani një prioritet./tch/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë