Rrjeti më i fuqishëm i krimit të organizuar i Italisë, “Ndrangheta” po infiltrohet nëpër disa vende të Europës, duke krijuar baza biznesi si mbulesë për operacionet e paligjshme të drogës, tha prokurori kundër mafis dhe kundër terrorizmit Federico Cafiero De Raho, për Euronews.
Grupi, i bazuar në rajonin jugperëndimor të Kalabrisë, goditi titujt këtë javë, kur një gjykatë në qytetin verior të Reggio Emilisë dha 118 kushte burgimi në total prej 1,200 vjetësh për infiltrimin e saj të ekonomisë atje, transmeton portal arbresh.info
Ish-ylli i futbollit kombëtar, Vincenzo Iaquinta, ishte në mesin e atyre që u dënuan në gjyq pasi u shpallën fajtorë për një shkelje të armëve të zjarrit. Gjykatësi hodhi poshtë akuzat se ai ishte i përfshirë në ‘Ndrangheta’, por tha se babai i tij, i cili u dënua me 19 vjet burg, kishte lidhje mafioze.
Cafiero De Raho tha se dënimet massive kanë vërtetuar se qelizat e grupit mafioz janë në gjendje të funksionojnë kudo.
Ndrangheta është rritur vazhdimisht gjatë dekadës së fundit për shkak të rolit të saj në trafikimin e drogave në Europë nga Amerika e Jugut.
“Mënyra se si ata e ndotin territorin është e njejta mënyrë që përdorin edhe në vendin e tyre të origjinës”, tha ai.
Për të zhvilluar operacionet e saj të trafikimit të kokainës, ai tha se grupi përdor portet nëpër Europë, duke përfshirë ato të Antëerp, Roterdam dhe Amsterdam si lidhje të transportit.
Ai vuri në dukje se komunitetet lokale shpesh përfitojnë ekonomikisht nga ardhja e tyre.
“Tani për tani askush nuk mund të ketë stabilitet më të madh ekonomik sesa shoqëritë që fshihen pas Ndrangheta dhe organizatave tjera mafioze”, shtoi ai.
Për të zhgukur gjurmët, Cafiero de Raho i tha Euroneës se ‘Ndrangheta’, hapi biznese, të tilla si biznesi për tregtimin e luleve në Holandë, ku ndërkombëtarisht dihet se ajo është bërë për qëllim të transportimit të drogës dhe parave.
Gjatë hetimeve të prokurorit Italian është verifikuar se ky grup ka lëvizur nga Holanda në Gjermani dhe nga Gjermania në Belgjikë.
Sipas FBI grupi “Ndrangheta” ka rreth 6 mijë anëtarë. Është raportuar se grupi konotrollon 80 përqind të trafikut të kokainës në Europë./arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...