Përderisa Koreja Veriore dha lajmin se e kishte ndërtuar dhe testuar me sukses një bombë me hidrogjen, që konsiderohet si arma më vdekjeprurëse në planet, shkencëtarët bërthamorë po bëjnë një pyetje tjetër: Si ia doli Pheninai ta bëjë këtë?
Shteti komunist ka kryer testin e gjashtë të armëve bëthamore me 3 shtator, por kjo ishte një perspektive komplet ndryshe nga testet e mëparshme.
Koreja Veriore pretendoi se ka testuar një raketë me bombë hidrogjeni, pesë herë më të madhe se bomba që shkatërroi Nagasakin gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton portali arbresh.info
Eksertët ranë dakord se pas këtij testimi është koha që të marrin seriozisht Phenianin.
Populli në Korenë Veriore vuan në mungesë të energjisë elektrike dhe ushqimit, për shkak të thatësisë që goditi vendin që nga viti 2001.
Por i njejti shtet është në gjendje të kërcënojë me armë bërthamore Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Kinën dhe Rusinë, të cilat ligjërisht posedojnë armë bëthamore.
Por si ia dolën?
Sikurse shumë gjëra tjera, edhe detajet shkencore në Korenë Veriore mbeten mister, megjithatë janë gjetur disa të dhëna.
Besohet se teknikat e nevojshme për të ndërtuar një bombë me hidrogjen janë klasifikuar, pas një fizikant pakistanez, thuhet se u ka shitur sekretet e bombës atomike Iranit dhe Koresë Veriore që në fillim të vitit 2000. Koreja e Veriut kreu testin e saj të parë të suksesshëm në 2006.
Njohja se si të ndërtohet një bombë atomike siguron planin thelbësor për bombën e tmerrshme me hidrogjen.
Vetëm 11 vjet pas testit të parë të bombës atomike, ekspertët flasin për mundësinë që Kim Jong-un së shpejti do të posedojë një bombë me hidrogjen të aftë për t’u montuar në një raketë balistike me rreze të gjatë.
Megjithatë, shkencëtarët besojnë se dëmin më të madh Koreja Veriore do t’ia shkaktojë popullit të vet.
Dr. Martin Navias, nga Qendra e Studimeve të Mbrojtjes në King’s College në Londër, tha për The Telegraph se kinezët nuk do të mund të ndihmonin Korenë Veriore, as rusët, as Pakistani dhe as Irani, sepse sipas tij këto vende nuk e kanë nivelin e duhur të ekspertizës.
Ai beson se regjimi komunist ka vepruar në mënyrë të pavarur./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”