Qytetarët turq kanë votuar dhe miratuar me një shumicë të ngushtë ndryshimet e 18 neneve të Kushtetutës së vendit, një nismë që u mor pas grushtit të shtetit të vitit që kaloi.
Ja si do të jetë Turqia e re pas ndryshimeve kushtetuese
Me miratimin e referendumit, roli i Kryeministrit nuk do të ekzistojë më. Presidenti do të jetë kreu i ekzekutivit, përveçse edhe kreu i shtetit. Ai mund të emërojë dy ose më shumë zëvendës presidentë si dhe të gjithë ministrat.
2. Asnjë rol garancie
Presidentit nuk i duhet të marrë më një rol neutraliteti kundrejt politikës dhe mund të jetë në krye të një partie, ashtu si po ndodh praktikisht, qëkurse Erdogani u zgjodh president. Për shembull në këtë fushatë elektorali, Erdogani nuk është kursyer në reklamat elektorale dhe ka ftuar popullsinë të votojë pro.
3. Dekrete ekzekutive
Për herë të parë që nga lindja e Republikës turke, presidenti do të ketë konmpetencën të përgatisë buxhetin, nxjerrë dekrete ekzekutive, zgjedhë pjesën më të madhe të gjykatësve të gjykatës kushtetuese, të emërojë kreun e shërbimit të fshehtë, të kontrollojë forcat e armatosura, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të shpërndajë Parlamentin (por në këtë rast është e detyrueshme thirrja e zgjedhjeve të reja). Të gjitha këto mund t’i bëjë pa miratimin e Parlamentit.
4. Parlamenti
Parlamenti do të humbasë fuqinë për të ngritur hetime ndaj ministrave dhe për të votëbesuar qeverinë. Por mund të kërkojë impeachment për presidentin, nëse do të ketë shumicën me dy të tretat. Numri i deputetëve do të rritet nga 550 në 600. Mosha për t’u zgjedhur deputet do të zbresë nga 25 në 18 vjeç.
5. Zgjedhjet
Zgjedhjet do të mbahen një herë në pesë vjet, nga një herë në katër vjet që mbaheshin deri më sot, dhe do të përkojnë me zgjedhjet për presidentin. Reforma e fikson votimin e parë në 3 nëntor 2019.
6. Të drejtat e njeriut
Nuk do të jetë e mundur të nxirren dekrete mbi ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo tema që modifikojnë një ligj ekzistues. Gjykatat do të duhet të vendosin nëse një dekret bie ndesh me një ligj ekzistues.
7. Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të ketë kompetencën që të vendosë për impeachment-in e presidentit, me kërkesë të Parlamentit. Por 12 nga 15 gjykatës do të emërohen nga vetë presidenti, dhe tre do të zgjidhen nga Parlamenti.
8. Gjykatat ushtarake
Gjykatat ushtarake do të eleminohen, përveç rasteve kur duhet të vendosin mbi sjelljen e ushtarakëve gjatë luftës.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...