Pandemia e koronavirusit ka detyruar bizneset të rivlerësojnë mënyrën e funksionimit, si dhe të shohin disa nga specialistët në një këndvështrim të ri. Materiali na njeh me mendimet e disa ekspertëve se si mund të duket tregu i ardhshëm i punës.
Largime, orë të shkurtuara, pushime të papaguara dhe perspektivë e panjohur – që nga pandemia e koronavirusit në SHBA, mbi 40 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesa për asistencë nga papunësia. Por disa përfituan nga kriza – që në mesin e marsit, shitësi më i madh në internet Amazon njoftoi planet për të punësuar 100,000 njerëz shtesë. Shumë vende të tjera janë në kërkim të shoferëve të shpërndarjes, dhe dyqanet ushqimore janë në nevojë të vazhdueshme për punonjës.
“Ne kemi kaluar në një fazë ku të gjithë jemi duke bërë blerje në internet, po blejmë në internet dhe mendoj se me siguri kjo do të vazhdojë. Nuk mendoj se njerëzit mezi presin të dalin në dyqane, dhe kanë mësuar lehtësinë e blerjeve online Kështu që mendoj se tregtia elektronike vërtet do të vazhdojë të rritet – që do të thotë më shumë punë në atë industri“, thotë Elizabeth Malatestinic me universitetin e Indianës.
Ekspertët thonë se, pasi të mbarojë pandemia, kërkesa për punonjësit e mjekësisë gjithashtu do të rritet ndjeshëm pasi gjithnjë e më shumë kompani private duan të kenë një mjek të tyrini dhe disa madje janë duke formuar departamente mjekësore. Rritja e kërkesës parashikohet gjithashtu për shërbimet e pastrimit.
Rritja e vëllimit të transaksioneve në internet dhe punës nga shtëpia do të çojë në nevojën për më shumë specialistë të teknologjisë kompjuterike. Sipas Paul McDonald, drejtor ekzekutiv i një kompanie këshillimi për menaxhimin Robert Half, aftësi të tilla si kodimi, analizimi i të dhënave si dhe njohuritë në sferën e tregërisë elektronike dhe bankave do të kërkohen gjithnjë e më shumë.
“Në fushën e teknologjisë është mbështetja teknike në distancë, privatësia të të dhënave, me shumë vlera në siguri, ekspertë të vazhdimësisë së biznesit në arenën e teknologjisë. Në fushën bankare, kemi parë kërkesa në rritje për përpunuesit e dokumentacionit të hipotekave gjatë kësaj pandemie. Çmimet janë ende të ulta, prandaj rifinancimi i hipotekave është akoma shumë aktiv. Kemi parë gjithashtu që llogaritarët e huave kanë qënë shumë të kërkuar … ”
Rutina e punës e diktuar nga pandemia do të ndikojë gjithashtu në tregun e punës pas COVID. Sipas hulumtimit nga kompania këshilluese për menaxhimin Gallup, rreth 60% e amerikanëve punuan në shtëpi gjatë pandemisë, dhe mbi gjysma e tyre do të donin ta vazhdojnë këtë edhe pas pandemisë.
“Është një avantazh i ri për njerëzit që kanë nevojë për atë lloj fleksibiliteti – njerëz me fëmijë të vegjël, persona me aftësi të kufizuara ose me sëmundje kronike … Këta lloj njerëzish janë përpjekur të kenë fleksibilitet për një kohë të gjatë dhe janë përplasur me punëdhënësit që i rezistojnë punës nga shtëpia. Tani papritmas, nga pandemia, ne befas e kuptojmë – mbase mund të bëhet për një kohë të gjatë!“, thotë Erin Hatton profesor në universitetin Buffalo.
Puna në distancë mund të jetë e dobishme jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit, thonë ekspertët. Në atë rast, tregu i punës së shpejti do të hyjë në një fazë të vërtetë globalizimi.
“Nëse keni fuqi punëtore në distancë, kjo krijon një mundësi për ju të rekrutoni njerëz kudo. Nuk je i detyruar nga gjeografia. Mund të jesh me qendër në Nju Jork dhe të kesh punëtorë në Kansas që punojnë për ty”, thotë Paul McDonald.
E gjithë idea e kulturës së korporatës do të kalojë në shumë ndryshime pas pandemisë. Për miliona njerëz në mbarë botën, disa muaj ndërthurën zyrën, klasën dhe shtëpinë në një, dhe për shumë njerëz thjesht mund të qëndrojnë në atë mënyrë./voa
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?