Google ADS

Si arriti Izraeli të vaksinojë 2.5 milion njerëz brenda një kohe të shkurtër?

08:40 | 20 Janar 2021
Trina Galanxhi

Një muaj pasi nisi fushata e vaksinimit kundër koronavirusit, Izraeli ka dalë si kampion bote në garën për të arritur imunitetin kolektiv përmes vaksinave, me qëllim kthimin në jetën normale.

Në tre javët e para të fushatës së vaksinimit, 20 përqind e njerëzve janë vaksinuar kundër koronavirusit, ose 1,817,000 nga 9,2 milion njerëz, tha Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein rreth dhjetë ditë më pare, transmeton portal arbresh.info

Kjo besohet se është fushata më e madhe e vaksinimit në historinë e Izraelit.

Ndërkohë, ky numër është rritur në 29% të popullsisë, ose 2.55 milion doza, sipas të dhënave nga Our Ëorld In Data. Në total, më shumë se dy milion njerëz morën vaksinën, sepse një pjesë e vogël e tyre kishin marrë tashmë të dyja dozat e planifikuara të vaksinës. Përndryshe Izraeli ka rreth 9 milion banorë.

Më e rëndësishmja, 75 përqind e njerëzve mbi moshën 60 vjeç, të cilët janë më të rrezikuar nga Covid-19 tashmë janë vaksinuar në Izrael.

“Kjo është grupmosha më interesante për ne shkencëtarët duke marrë parasysh efektivitetin e vaksinës,” shpjegoi Balicer për agjensinë gjermane të lajmeve dpa.

Sigurisht, shumica dërrmuese e Izraelitëve që janë vaksinuar ende nuk kanë marrë dozën e dytë të Pfizer dhe BioNTech që është planifikuar – deri më tani vetëm rreth 4% e Izraelitëve e kanë marrë atë. Sidoqoftë, sipas Ëall Street Journal, të dhënat paraprake nga Izraeli sugjerojnë se edhe një dozë e vetme e vaksinës ka një efekt të rëndësishëm në parandalimin e koronavirusit.

Pas periudhës së vaksinimit, Izraeli ka parë një rënie të shkallës së infeksionit prej 33%./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme