Nga disa studime të bëra në ShBA është treguar se vetëm republikanët i besojnë Trumpit më shumë se mediave.
Në studimin e bërë nga Universiteti Quinnipiac thuhet se votuesit i besojnë më shumë mediave se sa Trumpit, transmeton arbresh.info.
Por kjo ndryshon kur vije puna te mosha, personat më të shtyrë në moshë i besojnë presidentit më shumë sesa mediave.
Kurse në pyetjen se a e aprovojnë apo jo punën që presidenti bënë ata u shprehën se nuk e aprovojnë por kishte edhe një numër të madh të cilët pajtoheshin me punën e tij.
Ata gjithashtu u pyeten se a besojnë që Donald Trump është udhëheqës i mirë, dhe befasisht numri i personave që mendojnë se ai nuk ka aftësi udhëheqjeje është në rritje e sipër në krahasim me vitet paraprake.
Ndryshim vlerash u vërejt edhe në pyetjen: A mendoni se Donald Trump është i mençur apo jo? Numri i të anketuarve që mendojnë se ai është inteligjent ka rënë dukshëm, në anën tjetër është rritur numri i personave që mendojnë se ai nuk është i mençur është në rritje e sipër./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...