Një breshëri sulmesh ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të Martën shkatërroi shumë ndërtesa banimi dhe varrosi familjet nën rrënoja, ndërsa zyrtarët shëndetësorë në territorin e rrethuar raportuan qindra të vrarë gjatë ditës.
Numri i madh i viktimave nga bombardimet e Izraelit është i paprecedentë në konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash. Paralajmëron një humbje edhe më të madhe të jetëve në Gaza, kur forcat izraelite të mbështetura nga tanke dhe artileri të nisin një ofensivë tokësore që synon të shtypë militantët e Hamasit.
Ushtria izraelite tha se vrau dhjetëra luftëtarë të Hamasit gjatë natës ndërsa goditi mbi 400 objektiva, por se do të duhet kohë për të shkatërruar grupin militant islamik.
Pasojat e këtyre goditjeve po i vuajnë civilët. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, tha se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 704 vetë gjatë ditës së kaluar, kryesisht gra dhe fëmijë. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara u përgjëruan të Martën që ndihma emergjente të lejohet pa pengesa në Gaza. Karburant ka deri të Mërkurën në darkë dhe Izraeli thotë se ai vidhet nga Hamasi ndërsa ndalon hyrjen e autoboteve në territor.
Të gjithë spitalet thonë se po u mbaron karburanti për të furnizuar gjeneratorët e tyre. Më shumë se 40 qendra mjekësore kanë ndërprerë punën, tha një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë.
Mjeku britaniko-palestinez Ghassan Abu Sittah thotë në një video se spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës ku ai punon ka marrë më shumë se 400 të plagosur në 24 orë pas sulmeve që goditën zonën pranë spitalit.
Në një video të publikuar nga banorja dhe gazetarja e Gazës Plestia Alaqad, duket mjeku i ulur përtokë dhe thotë se atyre u ka mbaruar pothuajse gjithçka.
Abdullah Teish mbajti vajzën e tij shtrënguar e cila u vra pasi një sulmi ajror izraelit në Khan Younis.
“Dua të qëndroj më shumë kohë me të para se ta varrosim”, tha Teish në dëshpërim.
Nga një sulm i ri të Martën u vranë disa vetë, duke përfshirë fëmijë.
Ushtria izraelite ripohoi se nuk do të lejojë hyrjen e karburantit për të parandaluar Hamasin që ta përdorë atë.
Tanket dhe trupat izraelite janë grumbulluar në kufirin midis Izraelit dhe Gazës në pritje të urdhrit për një pushtim të pritshëm tokësor. Është një operacion që mund të komplikohet nga frika për jetën e pengjeve./Klan News
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...