Shumica e gjermanëve janë të pajtimit që të paisen me pasaportën Covid, me qëllim të prezentimit të saj për të hyrë në teatro, palestra, ngjarje sportive dhe për të udhëtuar.
Sipas një studimi të kryer për agjencinë DPA nga kompania YouGov, 16 përqind e të të anketuarve menjëherë votuan për prezentimin e “pasaportës së gjelbërt” ne vend, duke ndjekur kështu shembullin e Izraelit, transmeton portali arbresh.info
Përqindja më e madhe e gjermanëve, 44 përqind janë pro kësaj pasaportë, por besohet se kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë qytetarët gjermanë ia dalin të vaksinohen.
35 përqind e pjesëmarrësve në sondazh kundërshtojnë futjen e një pasaporte që do t’u jepte njerëzve të vaksinuar avantazh ndaj atyre të pavaksinuar.
Të dhënat bazohen në një sondazh në internet nga YouGov Deutschland, në të cilin 2.030 të anketuar morën pjesë nga 24 në 26 shkurt, dhe rezultatet janë përfaqësuese të popullsisë gjermane të moshës 18 vjeç e lart.
Izraeli zbuloi “pasaportën e gjelbër” të dielën e kaluar. Një dokument i tillë siguron përfitime të mëdha për ata që janë vaksinuar kundër Covid-19.
Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian ranë dakord të enjtën që të arrihet një marrëveshje mbi pasaportën Covid që pritet të përdoret në Europë, e cila pritet të arrihet gjatë tre muajve të ardhshëm.
Megjithatë, ende është e paqartë se çfarë të drejtash do t’u japin qytetarëve të BE-së këto pasaporta./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...