Rreth gjashtë në dhjetë vetë duan që kryeministrja Theresa May të qëndrojë në pozicionin e saj deri në përfundimin e procesit “Brexit”.
Sipas një sondazhi të Orb për The Telegraph, është gjetur se 57 përqind e votuesve janë të pajtimit që Theresa May të qëndrojë në pozitë derisa në shkëputjen zyrtare të Britanisë së Madhe me BE-në, në mars të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info
Vetëm një në pesë mendojnë se Boris Johnson do të kryente punën më mirë se Theresa May.
Megjithatë, vetëm 46 përqind e votuesve pajtoheshin me deklaratën që “May nuk është e aftë për të udhëhequr”, ndërsa 43 përqind ishin kundër.
Mbështetja për Partinë Konservatore që udhëhiqet nga Theresa May ka shënuar rënie në mbështetje./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...