Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump është racist

00:08 | 1 Mars 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se gjysma e amerikanëve, duke përfshirë pjesën më të madhe të njerëzve me ngjyrë dhe hispanikëve, mendojnë se Donald Trump është racist.

Më shumë se gjysma mendojnë se politikat e tij kanë bërë dëm në këto komunitete dhe gati gjysma thonë se gjërat janë vështirësuar për afrikano-amerikanët, transmeton portali arbresh.info

Sipas një sondazhi të kryer nga Associated Press, 57 përqind e amerikanëve mendojnë se politikat e Trump kanë qenë të këqija për myslimanët dhe 56 përqind mendojnë se kanë qenë të këqija për hispanikët.

Tetëdhjetë e pesë përqind e demokratëve e konsiderojnë Trump racist, por vetëm 21 përqind e republikanëve janë dakord.

Rezultatet tregojnë një ndarje të ashpër mbi çështjet racore që mbajnë vendin gjatë presidencës së Trump, i cili gjatë një takimi me dyer të mbyllura i ka quajtur kombet afrikanë si “vrima qenefi” dhe premtoi për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi sondazhin e fundit, ndërsa më parë Donald Trump është deklaruar se ‘nuk është racist’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme