Google ADS

Shumë ura në Francë rrezikojnë shembjen

09:58 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info
Një raport që do të kishte mbetur në harresë nëse nuk do të kishte rënë ura “Morandi” në Gjenovë, ku në 12 mijë urat e menaxhuara nga shteti francez, një e treta kanë nevojë për riparime.
Sipas mediave franceze, që bëjnë të ditur këtë raport, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për riparime të vogla me qëllim parandalimin e shfaqjes së problemeve strukturore, por në 7% të situatave të shqyrtuara, dëmet janë më të rënda, duke shfaqur mundësinë e rrezikut, në të ardhmen, për rënie, në atë pikë sa që në këto ura është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda dhe në disa i krejt automjeteve.

Mirëpo në përfundim të raportit rezulton se ”Në situatën më të rëndë gjenden gjithsej 840 ura”, sipas autoriteteve përgjegjëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme