Një seri atentatesh ka tronditur Dagestanin me shumë të vdekur. Në republikën kaukaziane, ku jetojnë shumë myslimanë, disa atentatorë sulmuan disa kisha e një sinagogë.
Nga sulmet kundër kishave ortodokse dhe të paktën një sinagoge në republikënruse të Kaukazit me shumicë myslimane kanë humbur jetën të dielën të paktën 16 vetë. “Më shumë se 16 policë janë viktima të aktit terrorist”, deklaroi guvernatori i Dagestanit, Sergej Merlikov. Në sulme është vrarë edhe një prift në qytetin Derbent.
Sinagoga në Derbent në flakë
Pesë të armatosur janë qëlluar për vdekje, sipas autoriteteve. Flitet për shumë të plagosur. Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. “Ne e dimë kush fshihet pas sulmeve terroriste dhe cili është qëllimi”, u shpreh në një video në platformën Telegram, guvernatori Melikov. Disa nga sulmet u kryen në qytetin Derbent, ku jeton një komunitet i vjetër hebre dhe trashëgimi e UNESCO-s. Sinagoga në qytet mori flakë, kursë të shtëna pati edhe në kishën ortodokse në Derbent, ku po ashtu shpërtheu zjarri. Në qytetin Mahatshkala ka pasur shkëmbim zjarri para stacionit të policisë.
Fajësohet Ukraina
Komiteti rus i i antiterrorit, NAK, deklaroi, se e ka përfunduar, “aksionin kundër terrorit”, kanë bërë të ditur agjencitë ruse.Disa politikanë në Dagestan dhe në Moskë kanë fajësuar për sulmet Ukrainën, që prej dy vitesh lufton kundër pushtimit rus. Dagestani kufizohet me republikën çeçene si edhe me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin./dw/
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues