Më shumë se 300 ushtarë fëmijë lirohen nga Sudani Jugor

20:33 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se 300 fëmijë ushtarë janë liruar të mërkurën nga grupet e armatosura në Sudanin Jugor.

Ky është lirimi i dytë i madh që nga fillimi i luftës civile pesë vjet më parë, transmeton portali arbresh.info

Mendohet se mbi 19 mijë fëmijë janë rekrutuar nga të gjitha anët.

OKB ka bërë të ditur se deri me tani janë liruar rreth 2 mijë fëmijë ushtarë. Më shumë se 10 përqind e tyre janë nën moshën 13 vjeç.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rekrutimi i fëmijëve vazhdon, madje qeveria e Sudanit Jugor thotë se është e angazhuar që t’i jap fund kësaj praktike.

Duke folur në ceremoninë e së mërkurës, Presidenti i Parë  i Sudanit Taban Deng Gai e quajti lirimin e ushtarëve fëmijë një shenjë paqeje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme