Më shumë se njëqind luftëtarë të huaj, të cilët u bashkuan me njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) të lidhura me PKK dhe morën pjesë në sulme të armatosura në Siri, janë kthyer në Gjermani, bëjnë të ditur mediat lokale.
Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 300 luftëtarë të huaj nga Gjermania udhëtuan në rajon për t’u bashkuar me PKK dhe grupet tjera terroriste, njofton “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info
Midis tyre, 125 luftëtarë të huaj që morën trajnim ushtarak dhe morën pjesë në përleshjet e armatosura u kthyen në shtëpitë e tyre në Gjermani, deklaroi e përditshmja duke cituar burime sigurie.
Johannes Dimroth, zëdhënsi i Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar se agjencitë e sigurisë të vendit po marrin të gjitha masat e nevojshme kundër veprimtarive të paligjshme.
“Ne po monitorjmë me kujdes kthimin e luftëtarëve të huaj”, tha ai në një konferencë në Berlin, por gjithashtu shtoi se ata nuk kanë vëzhguar kohët e fundit një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme.
Dimroth tha se gjithsej 980 luftëtarë të huaj, duke përfshirë militantët e ISIS-it dhe grupeve tjera terroriste, besohet të kenë udhëtuar nga Gjermania në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak./arbresh.info/
Gati 44 përqind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta ...
“E kuptoni që të gjithë do të largohen një ditë”, Salah dësh...
Osmani shprehu mirënjohje për KFOR-in për rritjen e trupave ...
Një milion regjistrime në Bluesky mes largimeve nga X pas zg...
‘Shtyju’- Çka i kërkoi Xuxi Vullnetit, dhe cila ishte arsyej...
Peci viziton Institutin e Pyjeve në Pejë: Hulumtimet shkenco...