Shumë kompani ajrore që po njoftojnë për pezullimin e fluturimeve të tyre nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë.
Kjo pasi ky shtet detyroi një aeroplan që ta ndërronte drejtimin dhe të bënte ulje në Minsk për të arrestuar më pas një gazetar që ndodhej brenda tij, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Kompanitë “Air France”, “Finnair” dhe “Singapore Airlines” janë në mesin e kompanive të fundit që i pezulluan fluturimet mbi Bjellorusi për të martën, një ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje industrisë së aviacionit që t’i shmangë fluturimet nëpër qiellin e këtij shteti.
Të martën, Qeveria e Ukrainës tha se kompanitë ajrore të këtij vendi nuk do të lejohen që të kalojnë transit nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe se fluturimet mes dy shteteve do të ndërpriten nga 26 maji. /arbresh.info /
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin