Google ADS

Shumë herët për të planifikuar festën e Krishtlindjes, thonë vendet europiane

11:29 | 13 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një numër vendesh europianë kanë paralajmëruar se është shumë herët që të planifikohen udhëtimet e Krishlindjeve, pasi rastet me koronavirus janë duke u rritur në mbarë kontinentin.

Në Suedi, njerëzve u është thënë të përgatiten për kufizime të mundshme të udhëtimit gjatë periudhës së pushimeve, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ndërkohë, autoritetet irlandeze dhe franceze thanë se është shumë herët që të planifikohen udhëtimet për festa.

Me gjashtë javë deri në sezonën e festave, masat e reja dhe izolimet do të vazhdojnë të mbesin në fuqi nëpër disa vende.

Portugalia ka zgjeruar ndjeshëm numrin e vendeve që i nënshtrohen një shtetrrethimi natën. Nga e hëna, tre të katërtat e vendit do të jenë nën kufizimet më të ashpra të qeverisë.

Epidemiologu më i lartë shtetëror suedez Anders Tegnell u tha qytetarëve të përgatiteshin për mundësinë e udhëtimit të kufizuar midis zonave të ndryshme gjatë periudhës së Krishtlindjes në mënyrë që shërbimet rajonale të kujdesit shëndetësor të shmangin mbingarkesën.

Një vendim i përkohshëm ka të ngjarë të merret në një ose dy javë, tha ai, duke shtuar se suedezët duhej të ishin të përgatitur që gjërat mund të ndryshonin akoma “menjëherë para Krishtlindjeve”.

Sipas Tengell, pjesa më e madhe e të të infektuarve me Covid-19 vijnë nga festat private.

Të enjten autoritetet suedeze njoftuan 40 vdekje të reja, numri më i lartë ditor i vendit për pesë muaj.

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Nën kufizimet e bllokimit, njerëzit në Francë mund të lënë shtëpitë e tyre për të shkuar në punë nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia, për të blerë mallra thelbësore, për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të ushtruar për një orë në ditë. Të gjitha dyqanet, restorantet dhe baret jo-thelbësore janë të mbyllura, por shkollat dhe çerdhet mbeten të hapura.

Sipas autoriteve, Franca pritet që të qëndrojë e mbyllur në peridhën e festave.

Franca është duke u përballur me një rritje të frikshme të rasteve me koronavirus, me më shumë se 1.9 milion infeksione të konfirmuara, sipas një rezultati nga Universiteti Johns Hopkins.

Në Itali, një pjesë e madhe e vendit është në bllokim, por ka thirrje për masa më të rrepta pasi numri i infeksioneve vazhdon të rritet. Një tjetër 636 vdekje u raportuan të enjten. Ministri i Çështjeve Rajonale Francesco Boccia tha se njerëzit duhet të festojnë Krishtlindjet vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes.

Në Mbretërinë e Bashkuar, diskutimet u zhvilluan në lidhje me katër kombet që kishin një qasje të përbashkët ndaj rregullave Covid për gjatë Krishtlindjeve./arbresh.info/

Të ngjashme