Google ADS

Më shumë 100 vajza dyshohet të jenë rrëmbyer nga Boko Haram

23:03 | 21 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se 100 nxënëse nigeriane janë zhdukur pas një sulmi në një shkollë, ka deklaruar policia nigeriane.

Militantët xhihadistë të Boko Haram kanë sulmuar shkollën gjatë ditës së hënë, por shumë nga studentet dhe stafi besohet se janë fshehur para se ata të mbërrinin, transmeton portali arbresh.info

Fillimisht mendohej se vajzat kishin ikur, por edhe pas dy ditësh vendndodhja e tyre nuk është bërë e qartë.

Sulmi i fundit me vajzat e shkollës së mesme vjen katër vite pasi Boko Haram rrëmbey më shumë se 270 vajza nga një shkollë në Chibok./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme