Shteti Islamik po humbet në frontin e luftës, por ushtarët e tij kanë gjetur mënyra të reja për të goditur perëndimin. Një prej tyre është shtypja me kamionë e turmave të njerëzve ose kanosja me thikë.
Sulmi në Barcelonë është i fundit që pas atij të muajit Qershor, në London Bridge, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosen dhjetra të tjerë. Më herët, Londra kishte përjetuar një tjetër sulm të ngjashëm.
Në Mars, një makinë hyri në Westminster Bridge dhe mori përpara këmbësorët që ecnin në trotuare. 4 prej tyre gjetën vdekjen.
Në Stockholm, 3 persona u vranë pasi një komion hyri në pedonalen e një zone tregtare. Kamioni përfundoi duke u përplasur me një nga dyqanet e qendrës.
Në Dhjetor të vitit 2016, një tjetër kamion, i drejtuar nga një terrorist, hyri në pedonalen e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman. 12 persona mbetën viktima të sulmit terrorist në Berlin.
Ngjarja më e pergjakshme ishte ajo në Nice, që shënoi edhe të parin sulm të këtij lloji. Një kamion mallrash hyri në mes të një turme njerëzish, gjatë kulmit të sezonit turistik, duke shënuar më shumë se 300 viktima./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...